Botë

Tajfuni Hato godet Kinën, 12 të vdekur dhe 27 mijë të evakuuar

24.08.2017 10:30

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën ndërsa një është shpallur i zhdukur nga tajfuni më i fortë i vitit në Kinën jugore...

Tajfuni Hato preku tokën në qytetin Zhuhai në Guandong, duke sjellë erëra deri në 160 kilometra në orë. 153 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalet e Makaut.
 
27 mijë njerëz u evakuuan, 2 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike, anijeve iu dha urdhër të kthehen në porte dhe u anulua edhe transporti hekurudhor dhe ai ajror. 
 
“Uji papritmas më vërshoi brenda shtëpisë. Shkova të kontrolloj makinën, por pashë disa njerëz që kishim mbetur në mes të ujit e nuk kalonin dot në anën tjetër të rrugës. Ua hodhëm një litar dhe i shpëtuam. Te ndërtesa pranë nesh dy njerëz kishim mbetur në mes të ujit, nuk e dimë a janë gjallë”,- theksoi një banor i zonës.
 
“90 punonjës po punojnë për të hapur rrugën nga drunjtë e shkulur. Po punojmë në një hapësirë prej 10 kilometrash”,- theksoi Departamenti i emergjencave në Zhuhai, Zhuang Zhenhua.
 
Sinjali i paralajmërimit në Hong Kong është ngritur në 10 - niveli më i lartë. Janë lëshuar alarmet për rrëshqitje dheu, përmbytje dhe katastrofa të tjera gjeologjike.
 
ARDITA IMERI