Maqedoni

BDI konfirmon: Dehari sërish kandidat për Kërçovën

24.08.2017 12:24

Vazhdon gara e brendshme e partive politike për caktimin e kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 15 tetor...

Ende nuk dihen emrat zyrtarë, megjithëse spekulohet për kandidat të mundshëm nga të gjitha partitë, por edhe kandidat të pavarur. I sigurt për momentin është vetëm kandidati i BDI-së në Kërçovë.
 
Dega e BDI-së në këtë qytet, me mbështetjen e të gjithë 35 këshillave vendorë dhe forumeve tjera partiake lokale, vendosi njëzëri të mbështesë edhe një kandidaturë të kryetarit aktual të komunës, Fatmir Deharit. Pritet tani të shihet nëse partitë tjera shqiptare do të përkrahin kandidaturën e Deharit apo do të garojnë me kandidat të tyre.
 
BDI jozyrtarisht deri në fund të javës do të precizojë edhe kandidaturat për komunat e tjera. 
 
Paraprakisht edhe VMRO konfirmoi 5 emrat e sigurt për kandidatë për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 15 tetorit.