Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, anulohet seanca për zëvendësin e Zvrlevskit

24.08.2017 12:46

Në mungesë të kuorumit, Këshilli i Prokurorëve ka anuluar seancën e sotme, ku pritej të zgjidhet ushtruesi i detyrës në vend të Marko Zvrlevskit...

Në mungesë të kuorumit, Këshilli i Prokurorëve ka anuluar seancën e sotme, ku pritej të zgjidhet ushtruesi i detyrës në vend të Marko Zvrlevskit, i cili do të drejtojë prokurorinë deri në emërimin e kryeprokurorit të ri nga ana e Kuvendit.
 
Kryetari i Këshillit, Petar Anevski, tha se zëvendësi i përkohshëm i Zvrlevskit do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve aktualë në Prokurorinë Shtetërore Publike, duke përjashtuar mundësinë që ajo të jetë prokurorja, Gordana Geshkovska. Seanca e radhës është caktuar për më datën 29 gusht.
 
“Mund të zgjidhen vetëm prokurorët aktualë të cilët janë zgjedhur në Prokurorinë Publike të Maqedonisë. Tani ka 7 apo 8 kandidatë, megjithatë numrit më të madh u pushon funksioni. E dini që Jovan Ilievski është në Gjykatën Ndërkombëtare,Gordana Geshkovska është në Prokurorinë Themelore Publike, Ljubomir Jovevski në Këshillin e Prokurorëve, Zvrlevski është më i shkarkuar. Në Prokurorinë Shtetërore Publike kemi kandidatë të mjaftueshëm kualitativë që do të mund të kryejnë këtë detyrë”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski.
 
Kryeprokurori Zvërlevski u shkarkua nga ana e Kuvendit me propozim të Qeverisë, ndërsa në mbledhjen e së martës Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Prokurorin e ri e zgjedh Kuvendi me propozim të Qeverisë dhe pëlqim paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI