Maqedoni

Skandali me tatimet në 37 firma, hetim ndaj të punësuarve në DhP dhe ndaj menaxherëve

24.08.2017 15:43

Prokuroria Publike për kriminalitet të organizuar do të fillojë procedurë hetimore rreth skandalit tatimor...

Prokuroria Publike për kriminalitet të organizuar do të fillojë procedurë hetimore rreth skandalit tatimor, në të cilin të punësuar në Drejtorinë për të Hyra Publike lejuan që 37 firma shtetërore e private në Shkup t’i ikin pagesës së tatimeve në shuma milionëshe.
 
Jozyrtarisht, shumë prej firmave janë nga sfera e ndërtimtarisë dhe e medias. Nga UJP para tre ditësh e bën publik skandalin në të cilin janë të përfshirë disa të punësuar, dy prej tyre në pozicione udhëheqëse. Ata kanë mundësuar heqjen nga listat  e firmave që kanë marrë paralajmërime  për mospagesë të tatimeve, e me këtë kanë mundësuar që kompanitë të shpëtojnë nga pagesa e detyruar e borxheve. Nga Prokuroria thonë se procedura parahetimore është hapur për shkak të indicieve për veprën penale, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.
 
Në procedurën parahetimore do të përfshihen edhe drejtuesit e 37 kompanive të privilegjuara në pagesën e tatimeve. Vlerësohet se shteti ka pësuar humbje milionëshe në periudhën 2015-2016. Emrat e firmave nuk janë bërë të njohura pasi kjo vlerësohet si fshehtësi tatimore. Në këtë rast janë shkelur dispozitat ligjore në Ligjin për Drejtorinë e të Hyra Publike dhe Ligjin për procedurë tatimore.
 
Sipas këtyre dispozitave, dërgimi i paralajmërimeve për pagesën e tatimeve është obligim ligjor edhe i DHP-së, që 30 ditë pas kalimit të afatit për pagesë të rregullt të tatimit duhet të kryejë pagesën e detyruar të të njëjtit. Pa këtë paralajmërim nuk mund të kryhet pagesa e detyruar. Hetimi do të zgjerohet edhe më tej në DhP. Për keqpërdorim të pozitës zyrtare parashikohet dënim prej 6 muajve deri në 3 vjet, nëse kryerësi i veprës ka përfituar të mira materiale apo ka shkaktuar dëm më të madh pronësor, dënimi me burg rritet deri në 5 vjet.