Sulmi ndaj gazetarëve të TV Nova-s, ShGM: Stop politikës së dhunës ndaj gazetarëve
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sulmin ndaj gazetarëve të televizionit Nova nga ana e përfaqësuesit...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sulmin ndaj gazetarëve të televizionit Nova nga ana e përfaqësuesit të iniciativës qytetare për mbledhje të nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve për refugjatë në Maqedoni.
Sulmi ndaj gazetarëve të televizionit Nova paraqet sulm të drejtpërdrejtë mbi lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
“I bëjmë thirrje opozitës të thërret anëtarësinë dhe përkrahësit e tyre që të ndërpresin sulmet mbi gazetarët sepse politika e dhunës është shkatërruese. Jemi të inkurajuar nga reagimi i shpejtë i Ministrisë për Punë të Brendshme, e cila menjëherë e identifikoi personin, e thërriti në bisedë informative dhe paralajmëroi padi penale për dhunë. Ndërtimi i sistemit efikas për dënim të çdo lloji të dhunës mbi gazetarët është parandalimi më i mirë që incidente të tilla mos të përsëriten në të ardhmen”,- thuhet në reagimin e ShGM-së.
