Maqedoni

Aleksoski: pohimet e Zhivaljeviq, të pavërteta

24.08.2017 19:15

Agjenti serb, Zhivaljeviq, ka deklaruar se ka pasur autorizim për qëndrimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill...

Agjenti serb, Zhivaljeviq, ka deklaruar se ka pasur autorizim për qëndrimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, autorizim të cilin e ka siguruar nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov.

“Unë për aktivitetet e mija më 27 prill jam paraqitur te kabineti i presidentit, konkretisht te këshilltari i sigurisë. Misioni im nuk ishte as i fshehtë e as qëllimkeq, në fund të fundit kreu i sigurisë maqedonase ishte i njoftuar”,- deklaroi Zhivaljeviq.

Por, këshilltari për siguri në kabinetin e presidentit, Sinisha Aleksoski, ka mohuar të këtë dhënë leje të tillë.

“Nuk jam i autorizuar të jap leje të tilla për qëndrim në Kuvend, Zhivaljeviq po kërkon alibi nëpërmjet meje”,- ka deklaruar për MIAN Aleksoski.

Ai thotë se për qëndrimin e Zhivaljeviqit në Kuvend ka qenë i informuar pasi agjenti serb i kanë dërguar fotografi për të siguruar alibi lidhur me qëndrimin e tij të paautorizuar.