RASMUSEN-AHMETI

Rasmusen falenderon Ahmetin për mikpritjen

11.06.2014 18:55

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i ka shkruar Liderit të BDI-së një letër falenderuese për mikpritjen gjat vizitës së fundit në Maqedoni dhe për angazhimin e BDI-së për integrim të vendit në aleancë………..

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i ka shkruar Liderit të BDI-së një letër falenderuese për mikpritjen gjat vizitës së fundit në Maqedoni dhe për angazhimin e BDI-së për integrim të vendit në aleancë.

"Dëshiroj që të ju falëmnderoj për takimin tonë si dhe për prezentimin e pikëpamjeve tuaja gjatë vizitës time në Shkup.

Mirëpres përqëndrimin tuaj të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për procesin e integrimit EuroAtlantik dhe e ndaj bashkë me ju shpresën që progresi do të arrihet së shpejti.

Gjithashtu isha i interesuar të ndëgjoj nga ju për qëndrimet e juaja mbi zhvillimet e brendshme në vendin tuaj. Unë i përkrah me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të inkurajuar mirëkuptimin midis komuniteteve të ndryshme të vendit tuaj dhe për të promovuar anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian" thekson Rasmusen në letrën dërguar Ahmetit.