Botë
Të paktën tetë persona janë zhdukur në rrëshqitjen e tokës në Zvicër
24.08.2017 21:13
Të paktën tetë persona po llogariten të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në rajonin Val Bondaska, në Zvicër...

Të paktën tetë persona po llogariten të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në rajonin Val Bondaska, në Zvicër, kumtuan autoritetet zvicerane.
Në kumtesë thuhet se është bërë evakuim urgjent i popullatës në disa fshtra në këtë rajon, në pjesën juglindore të vendit, që janë goditur nga rrëshqitja e tokës ose janë të rrezikuar nga lëvizja e terrenit.
Në të njëjtën kohë është ngritur operacion i madh për zbulimin dhe për shpëtimin e personave të cilët tani llogariten të zhdukur.
Në operacionin janë përfshirë ekipe speciale të shpëtimit dhe helikopterë.
Mes të zhdukurve ka shtetas të Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë./mia
