Maqedoni
Mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë
25.08.2017 09:04
Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 35 gradë. Treguesi UV do të arrijë 7.
Në Shkup moti i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
Deri në fund të muajit, moti do të jetë kryesisht stabil me mëngjese të freskëta. Temperatura e ditës do të jetë në rritje, ndërsa nga e diela në disa vende do të tejkalojë edhe mesataren për këtë periudhë. Të martën do të ketë rritje të caktuar të vranësirave me kushte për shi lokal afatshkurtër./Mia
