Botë
Rusi, autobusi bie në det, 17 të vdekur
25.08.2017 12:02
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën këtë mëngjes në Krasnodar, në jug të Rusisë...

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën këtë mëngjes në Krasnodar, në jug të Rusisë, kur autobusi në të cilin ndodheshin punëtorë të ndërtimtarisë doli nga rruga dhe ra në Detin e Zi, afër Krimesë.
24 persona në këtë rast shpëtuan, tetë prej të cilëve u transferuan në spital pas lëndimeve të marra. Komiteti Hetues Federal tha se aksidenti tragjik ka ndodhur në mëngjes, derisa autobusi i transportonte punëtorët drejt kantierit. Shkaqet e përplasjes nuk dihen.
“Janë hapur hetime bazuar kryesisht në dyshimin për shkelje të rregullave të qarkullimit nga ana e shoferit. Për momentin po hetojmë edhe pista të tjera si ndonjë defekt teknik të automjetit dhe respektimin e rregullave të sigurisë së punëtorëve gjatë transportit”,- deklaroi Komiteti Federal i Hetimit, Svetlana Petrenko.
Rusia është duke ndërtuar një urë që e lidh gadishullin Tamam me Krimenë, rajonin ukrainas, që është okupuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
REJHAN BUSHI-METAJ
