Xhaferri dhe Thors bisedojnë për “Monstrën”
Zëvendës kryeministri, Musa Xhaferri sot ka realizuar takim me Komisaren e Lartë të OSBE-së për komunitete, Astrid Thors….

Zëvendës kryeministri, Musa Xhaferri sot ka realizuar takim me Komisaren e Lartë të OSBE-së për komunitete, Astrid Thors.
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Zëvendëskryeministrit Xhaferri bashkëbiseduesit kanë biseduar për situatën politike në vend, procesin e integrimit, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, në theks të vaçant për marrëdhëniet ndëretnike si dhe për temat tjera.
“Bashkëbiseduesit në këtë takim shprehën shqetësimin për incidentet e fundit ndëretnike që ndodhën në vendin tonë, si rasti i Radishanit , Gjorgje Petrovit dhe rasteve tjera. Komisjara Thors u interesua se në cfar përmasa mund të ndikojnë këta incidente në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.
Konstatim i përbashkët ishte që këto raste dhe të gjitha rastet duhet monitoruar për së afërmi nga ana e OSBE-së dhe një angazhim më i madhë në uljen e tensioneve.Në këtë takim u bë fjal edhe për rastin Monstra dhe procesin gjyqësor që zhvillohet për këtë rast, ku u konstatua se OSBE duhet të vazhdojë në monitorimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë.
