Maqedoni

Marrëdhëniet Shkup - Beograd, Dimitrovi takon Daçiqin në Nish

25.08.2017 12:31

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, do të takohen sot në Nish...

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, do të takohen sot në Nish, takim ky që vjen pas kthimit të djeshëm të personelit të Ambasadës serbe në Shkup dhe bisedës telefonike nga ana e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
 
Kryeministri i Maqedonisë, Zaev, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, u pajtuan se pa marrë parasysh të gjitha dallimet politike për disa çështje të caktuara të rëndësishme politike, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë jo vetëm për ruajtjen, por edhe për përparimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit maqedonas dhe serb dhe qytetarëve të të dyja vendeve.
 
Në të njëjtën vijë pritet të jenë edhe deklaratat e shefave të diplomacive të të dyja vendeve në pres konferencën e përbashkët sot pasdite.