Botë

ShBA, një i vrarë dhe disa pengje nga punonjësi i pakënaqur

25.08.2017 13:18

Një person i armatosur mori peng disa klientë në një restorant në qendër të Charleston në Karolinën e Jugut dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre...

Pas disa orësh negociata, policia i dha fund pengmarrjes duke plagosur rëndë agresorin. Sipas të përditshmeve lokale, gjithçka nisi në një restorant kur një afro-amerikan rreth të pesëdhjetave doli nga kuzhina i armatosur me një revolver. Ai kishte bërtitur se qyteti do të kishte një shef kuzhine të ri tani e tutje.

Më pas kryebashkiaku, John Tecklenburg, shpjegoi se bëhej fjalë për një punonjës të pakënaqur, i cili kishte qëlluar kundër një klienti dhe kishte marrë peng disa prej atyre që gjendeshin brenda restorantit. Kryetari i komunës, Charleston, sqaroi se nuk bëhej fjalë për terrorizëm e as për krim urrejtje.