Botë

Turqi, publikohet dekreti, shkarkohen 928 funksionarë

25.08.2017 14:54

Më shumë se 900 funksionarë të tjerë u shkarkuan në kuadër të dënimeve të ndërmarra në Turqi pas grushtit...

Më shumë se 900 funksionarë të tjerë u shkarkuan në kuadër të dënimeve të ndërmarra në Turqi pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016, sipas një dekreti të publikuar sot në Fletoren Zyrtare.
 
Mes 928 personave të përjashtuar nga funksionet publike bëjnë pjesë ushtarakë, akademikë dhe punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme. Autoritetet iu hoqën gradat dhe 10 gjeneralëve në pension. Tre kompani dhe tre media, kryesish të vendosura në juglindjen me shumicë kurde, janë mbyllur gjithashtu nga ky dekretligj.
 
Përveç kësaj, 57 funksionarë të shkarkuar më parë janë rikthyer në postet e tyre nga ky dekretligj, 28 prej të cilëve në Ministrinë e Drejtësisë apo institucione të lidhura. Sipas një tjetër dekretligji paralel, shërbimet sekrete turke do t’i bashkohen presidencës dhe jo më kryeministrit. Ky bashkim duket se zbulon masat e marra në kuadër të aplikimit të reformës kushtetuese miratuar nëpërmjet referendumit në muajin prill.
 
Kjo e fundit do të heqë postin e kryeministrit dhe do t’i transferojë të gjitha pushtetet ekzekutive presidentit. Pjesa më e madhe e masave të kësaj reforme, përfshirë dhe heqjen e postit të kryeministrit, do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të vitit 2019. Këto dekretligje janë pjesë e  gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit për të cilin Ankaraja akuzon klerikun, Fetulla Gylen, që hedh poshtë çdo përfshirje. Më shumë se 50. 000 persona janë arrestuar në Turqi dhe më shumë se 140. 000 janë shkarkuar.
 
AIDA ZYBERI