ENERGJETIKA

Debat për infrastrukturën në energjetikë

11.06.2014 19:09

Vendi ynë nuk do të ketë probleme sa i përket furnizimit me gaz natyror në gjashtë vitet e ardhshme, vlerësojnë ekspertët…….

Vendi ynë nuk do të ketë probleme sa i përket furnizimit me gaz natyror në gjashtë vitet e ardhshme, vlerësojnë ekspertët. Siguria energjetike është e rëndësishme për çdo vend, ndërkohë që vendet e Evropës dhe SHBA-të kanë potencial të madh që bashkërisht të punojnë për këto çështje, vlerësoi ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Poll Volers.

“Siguria energjetike është e rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit. SHBA-të dhe Maqedonia bashkëpunojnë në këtë sferë, ne i kemi dhënë Maqedonisë ndihmë në sfera të ndryshme dhe  edhe më tej i inkurajoj kompanitë energjetike të investojnë dhe të tregtojnë me Maqedoninë dhe me vendet e rajonit”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Poll Volers.

Në raportin e BE-së, për këtë vit thuhet se Maqedonia shënon progres në këtë sferë, por sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav edhe më tej ka obligime, realizimi i të cilave duhet të përshpejtohet.

“Përmirësime të caktuara kanë ndodhur, por duhet të inkurajoj Qeverinë që të përshpejtojë obligimet që dalin nga pakoja e tretë energjetike, për të cilin afati i fundit  i zbatimit është 1 janari i vitit 2015. Është i nevojshëm edhe tejkalimi i barrierave të tregut, të cilët ndalojnë hapjen efektive të tregut për energji elektrike”, theksoi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

Ndodhitë e fundit me Ukrainën tregojnë se secili vend në mënyrë strategjike dhe afatgjate duhet të planifikojë sigurinë energjetike. Për këtë temë duhet të ketë debate të hapura, konstatuan organizatorët nga Qendra “Analitika”. (FLUTURA LATIFI, TVM2)