Maqedoni

Shërbimet e Kadastrës, zvogëlohen për 50% çmimet e disa shërbimeve

25.08.2017 15:33

Çmimet e disa shërbimeve të kadastrës së patundshmërive zvogëlohen për 50%...

Këtë e paralajmëroi sot ministri i Transportit, Goran Sugarevski, pas takimit me drejtorin e Agjencisë për kadastër dhe Odën e gjeodetëve privatë. Lidhur me koston e fletëpronësisë, ende bëhen analiza për çmimet e shpenzimeve. Pas analizave do të jepen  informacione nëse do të ketë ulje të çmimit. 
 
“Konstatuam se duhet shtuar efikasiteti i punës sonë dhe shpejtësia  gjatë dhënies së shërbimeve në funksion të cilësisë, shërbimit në kohë dhe efikas të qytetarëve dhe institucioneve”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
“Në rast kur nga Agjencia e Kadastrave të Patundshmërive është refuzuar lënda për çfarëdo arsye, gjatë parashtrimit të sërishëm të së njëjtës për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim",- u shpreh drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev.  
 
Firmave private gjeodezike do t’u kthehen edhe një pjesë e autorizimeve për kryerjen e punëve në terren, për nevojat e njësive për vetëqeverisje lokale dhe institucionet e pushtetit qendror, të cilat deri tani i ka pasur Agjencia e Kadastrës.
 
BESIM ABDULLAI