Maqedoni
Van Balen: Liberalët europianë gati t’ju ndihmojnë; Shapuriq: Mbështetje të plotë në frymën e investimeve
25.08.2017 16:12
Eurodeputeti gjerman, Hans Van Balen, i ka ofruar mbështetje të fuqishme Maqedonisë dhe bashkëpunim....

Eurodeputeti gjerman, Hans Van Balen, i ka ofruar mbështetje të fuqishme Maqedonisë dhe bashkëpunim të plotë në drejtim të përmirësimit të klimën së biznesit në Maqedoni.
Ai porositi nga Shkupi se duhet të ketë avancim dhe debllokim të procesit eurointegrues të Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për në BE dhe NATO.
“Liberalët europianë janë vërtet aktivë dhe kanë pozicion të fuqishëm në Parlamentin Evropian. Kemi shtatë kryeministra, pjesë të vetë aleancës, gjithashtu edhe zotin Makron, që është përfaqësues i lartë. Porosia ime është që së bashku me 7 komisionerët e BE-së dhe presidentin freng do të punojmë shumë për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë”,- deklaroi presidenti i liberal-demokratëve evropianë, Hans Van Balen.
Ministri pa resor, Zoran Shapuriq, përgjegjës për rregullativën për përmirësimin e klimës së investimeve për kompanitë vendase, tha se deputeti i Parlamentit Evropian u ka dhënë mbështetje të plotë në frymën e investimeve.
“Në përmirësimin e klimës së biznesit, investimeve, ai dha mbështetje të fuqishme për angazhimet e qeverisë për stimulimin e investimeve të brendshme përmes investimeve të huaja për kompanitë vendase apo të huaja të teknologjisë së lartë, të cilat prodhojnë produkte të destinuara për eksport ose për zëvendësimin e importit të prodhimeve strategjike, prodhime të RM-së, si dhe prodhime që përbëjnë standarde të larta mjedisore”,- theksoi ministri pa resor, Zoran Shapuriq.
Van Balen gjithsesi porositi ekzekutivin se vendit i nevojitet modernizim, pasi vetëm kështu mund të ulet në tavolinë për të biseduar për integrim në BE.
KALTRINA MAKSUTI
