Maqedoni
Shpërthim kamikaz në Kabul, sulmohet xhamia gjatë faljes së të premtes
25.08.2017 16:29
Një shpërthim kamikaz ka ndodhur në një xhami në Kabul të Afganistanit gjatë namazit të së premtes...

Pas shpërthimit vetëvrasës, dëshmitarët thonë se disa persona të armatosur sulmuan me armë besimtarët që ndodheshin në xhami. Mediat lokale raportojnë se dyshohet që disa persona të kenë vdekur dhe shumë të tjerë të jenë plagosur.
Forca të shumta policie rrethuan xhaminë që u sulmua me armë dhe eksploziv. Në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca për të transportuar të plagosurit drejt spitalit. Asnjë grup terrorist nuk e ka marrë ende përsipër sulmin.
