Maqedoni
Dogani i vë flakën qelisë, pëson lëndime të lehta, DZS e konfirmon rastin
25.08.2017 19:55
Rufki Dogani, një nga të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”, i ka vënë flakën qelisë në burgun e Shutkës...

Rufki Dogani, një nga të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”, i ka vënë flakën qelisë në burgun e Shutkës, ku gjendet në paraburgim, duke pësuar edhe vetë lëndime të lehta trupore.
Shkas për këtë rebelim të të burgosurit janë mosmarrja e mjekimit adekuat për dhimbjen në veshkë, gjë të cilën Dogani e ka potencuar edhe gjatë seancave gjyqësore.
Gardianët arritën në kohë të shuajnë zjarrin në qeli. Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve e konfirmojnë rastin dhe thonë se i paraburgosuri Dogani nuk ka marrë lëndime trupore.
