Filloi takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës
Në Durrës, Shqipëri, paradite filloi takimi joformal i kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Në Durrës, Shqipëri, paradite filloi takimi joformal i kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Takimi po mbahet në rezidencën Melisa, ku në fillim kryeministri shqiptar Edi Rama organizoi pritje për pjesëmarrësit, pas çfarë filluan disa sesione punuese me temë lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe për përforcimin e proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor, lajmëroi raportuesi i MIA-s.
Krahas kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Siril Miler.
Nga Komisioni Evropian, presin në fokus të takimit joformal të kryeministrave nga gjashtëja e Ballkanit Perëndimor, të jetë përforcimi i implementimit të obligimeve të ndërmarra gjatë Samitit të BE-së - Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në korrik të këtij viti në Trieste, veçanërisht plani aksional për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.
Zona ekonomike rajonale, e dakorduar në samitin në Trieste, do të sigurojë mundësi të reja për biznesin dhe qytetarët, do ta përforcojë rritjen ekonomike dhe vendet e punës. Hapat e ardhshëm konkret përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe tejkalimin e pengesave për tregti dhe investime në rajon, vendosjen e dialogut rajonal për transformim digjital dhe fillimin e negociatave për mekanizma për zgjidhjen e kontesteve, thuhet në kumtesën e KE para takimit në Durrës.
Komision i Evropian fuqimisht e mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e domosdoshme nga perspektiva e tyre për qasje drejt BE-së, përmes investimeve të rëndësishme në lidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve në vetë rajonin dhe ndërmjet rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Në margjinat e takimit joformal pritet edhe takim ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe të Serbisë, ku kryeministrja serbe Bërnabiq do t'i transmetojë kryeministrit Zaev ftesën për mbajtjen e seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve deri në fund të vitit.
