Vdes një punëtor, kishte rënë nga skela
26.08.2017 13:23
R.Xh. (55) nga Shkupi, i punësuar në firmën ndërtimore "Vam Inixhiering"....

R.Xh. (55) nga Shkupi, i punësuar në firmën ndërtimore "Vam Inixhiering", gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën "Mirçe Orovçanec" në një banesë banimi ka rënë dhe ka vdekur në vendngjarje.
Siç kumtoi MPB, ngjarje e pakëndshme ka ndodhur dje pasdite.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB - Shkup, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
