Kuvend, ndahet çmimi shtetërorë “Nënë Tereza”
Në kuvendin e Maqedonisë u nda çmimi shtetëror “ Nënë Tereza” për arritje të rëndësishme në sferën e humanizmit...

Në kuvendin e Maqedonisë u nda çmimi shtetëror “ Nënë Tereza” për arritje të rëndësishme në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor si dhe për nxitje dhe përparim të mirëkuptimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit, si ndërmjet popujve ashtu edhe ndërmjet personave me përkatësi të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare.
Këtë vit ky çmim u takoi Milivoje Jankovskit dhe doc. dr. Venera Kërliu-Hanxhinskit. Kryetari i komisonit për ndarjen e çmimit në prezantimin e biografisë së Nënës Terezës, duke mos anashkaluar identitetin e saj shqiptar, mes tjerash tha se Nën Tereza është krenaria e qytetit të Shkupit.
“Në ditëlindjen e saj, duke e ndarë çmimin shtetëror që mban emrin e saj, përkujtojmë bashkqytetaren tonë e sila u largua nga ky vend dhe përshkoi botën duke krijuaj një perandori të madhe të humanizmit , e njohin në të gjitha kontinentet, e festojnë të gjitha kombësit ndërsa ne krenohemi sepse rrjedh nga qyteti jonë të cilin asnjëher nuk e harroi” – tha kryetari i komisionit për ndarjen e çmimit “Nënë Tereza”, Marko Kitevski.
Fituesi i këtij çmimi Milivoje Jankovski njihet si vullnetar në kryqin e kuq të Maqedonisë që aktivitetin humanitar e ka dëshmuar si dhurues vullnetarë i 186 fisht i gjakut dhe lobues për zhvillimin e aktivitetit të dhurimit të gjakut.
Derisa doc. dr. Venera Kërliu-Hanhxhinski, e diplomuar ne univerzitetin Vebster të Gjenevës në degën e marrdhënieve ndërkombëtare dhe psikologjisë, është drejtoreshë gjenerale operative e universitetit, kolegji Amerikan dhe nënkryetare e këshillit të drejtorëve të universitetit, fituese e çmimit për lidere biznesi e vitit dhe shpërblimeve për përgjegjësi shoqërore.
“Do t’ju lexoja një thënje të Nënë Terezë që thotë, vetëm dashuria mund të shpëtoj botën. Veprat e dashurisë janë vepra të paqes, solidaritetit dhe bashkjetesës mes nesh” – deklaroi fituesi i çmimit “Nënë Tereza”, Milivoje Jankovski.
“Si e vogël kam ndihmuar shumë dhe ky çmim do të më jep një motiv më shumë me punën humanitare, si timen ashtu edhe të studentëve dhe të gjithë universitetit “American college” në Shkup” – u shpreh fituesja e çmimit “Nënë Tereza”, doc. dr. Venera Kërliu-Hanhxhinski.
Çmimi shtetëror Nënë Tereza, ndahet në ditën e lindjes dhe shenjtërimit të shën Terezës. (Arlinda Baftiu, TVM2)
