Digjet autobusi me turist nga Kosova
26.08.2017 15:13
Një autobus me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët në autostradën Milot- Kukës. ..

Një autobus me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët në autostradën Milot- Kukës.
Zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ishte në lëvizje, por nuk ka persona të lënduar, pasi me shpejtësi të gjithë udhëtarët kanë arritur të dalin nga autobusi i cili është djegur tërsisht.
Policia shqiptare ka nisur hetimet dhe dyshon se flakët kanë ardhur për shkak të një defekti teknik.
