Takim i liderëve të Ballkanit në Durrës, Han:Rritja ekonomike prioritet i rajonit, Rama: Kemi një plan veprimi me 115 pika
Krijimi i zonës ekonomike rajonale e cila do të nxisë rritje ekonomike....

Krijimi i zonës ekonomike rajonale e cila do të nxisë rritje ekonomike dhe do të krijojë vende të reja pune, duhet të jetë prioritet i shteteve të rajonit porosit nga takimi jofomal i kryeminsitrave të rajonit në Durrës, eurokomesari për zgjerim i BE-së, Johanes Han.
Sipas tij, krijimi i tregut rajonal do të hapë mundësi për 20 milionë njerëz dhe do të forcojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Ai njëherit shtoi se koncepti i integrimit ekonomik rajonal nuk është dhe nuk duhet të shihet si alternativë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por si një plotësim i dobishëm ekonomik në interes të të gjithëve.
“Vendet janë dakord që të caktojnë koordinatorë të përbashkët që të koordinojnë në secilën kryeministri dhe në çdo vend në veçanti, ministritë apo dhomat e tregtisë të punojnë me përkushtim për këtë axhendë. Të 6 vendet e Ballkanit perëndimor do ti përcaktojnë këto koordinatorë deri në mes të shtatorit për ti vënë në zbatim. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet dypalëshe”... Ne po fokusohemi tek Zona Ekonomike Rajonale, kam dy shifra për ta ilustruar rëndësinë e kësaj. Gjatë 10 viteve të fundit, eksportet drejt BE nga të 6 vendet e bllokut janë dyfishuar. Tani përbëjnë 46 miljard euro por tregtia mes këtyre 6 vendeve nuk është rritur, është në të njëjtin nivel si para 10 vitesh. Kjo tregon se ka shumë potencial që mund të shfrytëzohet” – tha Johanes Han.
Në deklaratën e përbashkët me komisionarin Johhanes Hahn, kryeministri Rama u shpreh se ekziston një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor.
“Kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës për investime,shumë më fleksibil për këmbime të brendshme tregtare duke përshpejtuar afrimin e BE-së dhe duke përshpejtuar rritjen ekonomike dhe mirëqenien.Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Komisioneri Evropian para takimit të kryeministrave në Durrës kumtoi se pret nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të punojë me përkushtim në zbatimin e detyrimeve të marra nga Samiti i BE – Ballkan Perëndimor, të mbajtur në korrik dhe veçanërisht për Planin veprimor për thellim të integrimit ekonomik rajonal.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ai i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev dhe i të Malit të Zi, Dushko Markoviç. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
