Shkup, 107 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

26.08.2017 16:44

Nën organizim të Institutit të Trashegimis Shpirtërore dhe kultuore të Shqiptarëve në Maqedoni....

Nën organizim të Institutit të Trashegimis Shpirtërore dhe kultuore të Shqiptarëve në Maqedoni u shënua sot 107 vjetori i lindjes së nobelistes shqiptare nga Shkupi Shën Tereza. Me këtë rast u vendosën lule në pllaken perkujtimore në vendin ku dikur ishte shtëpija e Gonxhe Bojaxhiut, në sheshin e Shkupit.

Kjo datë është e posacme për Shkupin sepse jep dhe reflekton identitet dhe koncept i cili i nderon Shqiptaret e qytetit te Shkupit por në teresi edhe popullin Shqiptar, theksoi kryetari i ITKSH.                                                                                                                 

“Eshte bere tradite qe me 26 gushte qe ditelindjen e Nene Terezes ITKSH te manifeston me ngjarje te ndryshme kulturore kete dite te lindjes se Gonxhe Bojaxhiut sepse me Gonxhe Bojaxhiun e kemi identitetin e saj dhe me pastaj pas percaktimit te saj ne aspektin misionar ajo angazhohet per ceshtje fetare dhe humanitare” – tha Kryetari i ITSHKSHM-së, Skender Asani.

Intelektualet Shqiptare shprehin indinjaten për mungesen e aktiviteteve dinjitoze për shënimin e kesaj date të rëndësishme. 

Duke faleminderuar ITKSH edhe per kete vite e shenojme kete date te rendesishme per popullin tone dhe mbare boten. Me vjen keq qe ne kete rast duhet te permendi se nuk kemi nje ndjenje kombetare para se gjithash humane edhe njerzore qe ketyre datave te rendesishme ti kushtojme vemendje me te madhe” – u shpreh nënkryetari i komisionit për marrdhënie mes bashkësive fetare, Anton Sereqi.                                                                                                                            

“Une shprehi edhe nje revolte ndaj institucioneve ketu ne Maqedoni qe te intitucionalizojme Nënë Terezën tonë, qe Nene Tereza e gjithe botes te jete e perkrahur nga institucionet tona dhe nga personalitetet qe jetojne dhe veprojne ne Maqedoni” – thotë Blerim Grubi.

Aktivitete per përvjetorin e lindjes dhe shenjtërimit të Nëne Terezës kane filluar nga vendilndja e saj në Shkup dhe do te perfundojne me 5 shtatore ne katedralen e Prishtinës. (Amir Duraku, TVM2)