Marrëdhëniet diplomatike Maqedoni-Sërbi, Zaev: Është zgjidhur problemi diplomatik

26.08.2017 17:38

Kryeministi i Maqedonisë Zoran Zaev nga Durrësi ka deklaruar se ka përfunduar kriza diplomatike mes Sërbisë dhe Maqedonisë....

Kryeministi i Maqedonisë Zoran Zaev nga Durrësi ka deklaruar se ka përfunduar kriza diplomatike mes Sërbisë dhe Maqedonisë dhe sa tani diskutohet për perspektiva dhe thellim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Në një takim të përbashkët me kryeministren sërbe Ana Brnabiq, Zaev ka pranuar ftesë për takim në nëntor më pas dhe mbledhje të përbashkët qeveritare mes të dyja vendeve.

“Ka mbaruar gjithsesi,unë këtë e di që nga moment kur u dëgjova me kryetarin, Aleksandar Vuçiç. Me të vërtet kishim bisedë të gjatë dhe i shqyrtuam të gjitha cështjet dhe më vjen mirë që pjesa me e madhe e kësaj bisede ia kemi kushtuar perspektivës. Me të vërtetë me disa fjali i mbyllëm këtë debate që egzistuan dhe u drejtuam drej perspektivave. Avansimi i bashkëpunimit në çdo sferë, qytetarët tanë janë shumë të afërt ata bashkëpunojnë edhe pa politikanët, është e rendit ne politikanët të ju ndihmojmë edhe më shumë të bashkëpunojnë” – tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Me kryeministrin Zoran Zaev, kryeatarin e qeverisë së Maqedonisë biseduam për gjërat që ndodhën këto ditë. Kemi miërkuptim të mjaftueshëm për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë. E ftova të vizitojë Sërbinë dhe u dakorduam ajo të jetë në nëntor. Këtë vizitë do të shfrytëzojmë për marrëveshje për mbledhje të përbashkët të dy qeverive” – u shpreh Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

Njëherit Zaev i pyetur për mbështejen e Maqedonisë për antarësimin e Kosovës në Unsko është përgjigjur se Kosova këtë vit nuk ka aplikuar për anatësim dhe kjo çështje nuk është e hapur, prandaj ai nuk e ka saktësuar qëndrimin e Maqedonisë për këtë çështje.

Ndërkohë euroKomisioneri Johanes Han e ka vlersuar si zhvillim pozitiv për rajonin mënyrën dhe reagimin e shpejtë për zgjidhjen e problemit diplomatik mes Sërbisë dhe Maqedonisë.

“Si duket kjo çështje është zgjidhur shumë shpejtë dhe nuk kishte kohë dhe nevojë  për ndërhyrje nga Brukseli. Dua të dëgjoj më shumë se për cfarë ndodhë ,gjithsesi është mirë që raportet mes liderëve janë bazuar në besueshmëri. Ata kishin bisedë të shpejtë telefonike për ti sqaruar gjërat dhe atë e vlerësoj si diçka pozitive” – u shpreh Komisari i BE-sw për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johanes Han.

Javën e kaluar papritur Serbia tërhoqi personelin e ambasadës në Shkup,  pa dhënë shum detaje për shkaqet e një veprimi të tillë, megjithse indirekt u la të kuptohet se gjithçka kishte të bënte me Kosovë,  ndërsa pas bisedave televonike mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe shefave të diplomacisë së dy vendeve, Beogradi ka rikthyer në Shkup personelin e ambasadës, derisa ambasadorja Dushanka Divjak Tomiq pritet të ktheht më 31 gusht. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)