Krasniqi me 26 korrik në ring
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, që raportojne gjithashtu se ende nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari i 27-vjeçarit, ndonëse data e përballjes tashmë është përcaktuar……
Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, i njohur në Gjermani me emrin Robin Krasniqi, më 26 korrik do të jetë përsëri në ring për ta mbrojtur titullin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë në WBO.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, që raportojne gjithashtu se ende nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari i 27-vjeçarit, ndonëse data e përballjes tashmë është përcaktuar.
Një sukses i mundshëm i boksierit Junikas do t’i hapte rrugë karrierës së tij për të synuar titujt e tjerë në boksin profesionist. Më 28 mars të këtij viti Haxhi Krasniqi u shpall kampion bote në peshën gjysmë të rëndë të versionit WBO, pasi mposhti me knock out në raundin e shtatë ganezin Emmanuele Danso, edhe pse kundështari i shqiptarit vinte si favorit në këtë duel.
Krasniqi ka zhvilluar 44 ndeshje gjithsej në boksin profesionist, duke regjistruar 41 fitore dhe vetëm tri humbje. Bashkë me Nuri Seferin janë dy boksierët shqiptarë që po dominojnë në peshat e tyre, në arenën ndërkombëtare.