LR PDSH, riemërohet Aleanca për Shqiptarët, Veseli dhe Ostreni, LR PDSH po përpiqet të uzurpoj emrin

26.08.2017 18:16

LR PDSH e Ziadin Selës ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme zyrtaritsht do të quhen “Aleanca për shqiptarët”....

LR PDSH e Ziadin Selës ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme zyrtaritsht do të quhen “Aleanca për shqiptarët”.

“Në bazë të vendimit të Kuvendit Qendror të LR PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy Kongreseve, si dhe pas përfundimit të procedurave juridike, bazuar në kërkesën e kuvenendarëve, të cilët në mënyrë unanime përkrahën emërtimin e ri të subjektit politik tani më me emrin: Aleanca për Shqiptarët. Po ashtu në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, u bisedua edhe për zgjedhjet lokale, si dhe mundësitë e koalicionimeve me subjektet tjera politike që për qëllim do të kishte ndryshimin e aspektit të menaxhimit të Komunave për të mirën e qytetarëve si dhe mundësitë që Aleanca për Shqiptarët të fitojë sa më shumë Komuna urbane dhe rurale.” thuhet në komunikatën e partisë.

Por ky vendim nuk është mirëpritur nga RDK e Vesel Memedit dhe kreu i UNITETIT Gëzim Ostreni.

Nga RDK thonë se LR-PDSH-ja përpiqet të përvetësojë emrin e Aleanca për Shqiptarët. “RDK dhe UNITETI i urrojnë rrugë të mbarë LR-PDSH në emrin e tyre origjinal, por i porosisim që të mos manipulojnë në emër të Aleancës për Shqiptarët, sepse pas fitores së parë të tri deputetëve në emër të Aleancës për Shqiptarët me kësi lojërash do ju vijnë dështimet e një pas njëshme dhe zhgënjim i madh, sado që të thirren në emër të Aleancës për Shqiptarët, dhe në emër të pjesmarrjes në pushtet”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga shërbimi për informim i RDK-së. (Amir Duraku, TVM2)