KSHZ, zgjatet afati për këshillat zgejdhorë

26.08.2017 18:44

KSHZ u ka dhënë afat shtesë deri të martën në mesnatë partive politike....

KSHZ u ka dhënë afat shtesë deri të martën në mesnatë partive politike që t’i dorëzojnë propozimet për anëtarët dhe zëvendësit e tyre në Këshillat Zgjedhor për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Edhepse ishte paraparë që afati të përfundonte sot nga KSHZ bëjnë të ditur se kanë shtyrë afatin për shkak të vikendit dhe festës të së hënës.

Për shkak të fundjavës dhe të hënës që është festë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që partitë të kenë afat për propozimin e kandidatëve dhe zëvendësve të tyre në Këshillat Zgjedhore deri më 29 gusht në mesnatë- bëjnë me dije nga KSHZ-ja. Nga 10 anëtarët që do të jenë në çdo Këshill Zgjedhor, gjashtë do të jenë nga radhët e administratës, sipas shortit, derisa dy nga partitë në pushtet dhe dy nga ato në opozitë.

Poashtu partit politike kanë afat që deri më 9 shtator ti dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltar komunal. Fushata parazgjedhore fillon më 25 shtator.