Mashtrimi fiskal me tatimet, ekspertët: Dënime dhe të kthehen paratë në buxhet

26.08.2017 19:26

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në skemën e fshehjes së tatimeve të 37 kompanive, duhen të dënohen....

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në skemën e fshehjes së tatimeve të 37 kompanive, duhen të dënohen.

Ky është konstatimi i analistëve ekonomikë në vend. Sipas profesorit universitar, Sami Bislimi, favorizimi i kompanive, rregullat e dyfishta dhe fshehja e tatimeve,  janë të palejueshme për tregun ekonomik të vendit.

Për këtë arsye, sqaron Bislimi, duhet të ndëshkohen ata që kanë mundësuar të realizohet ky mashtrim dhe njëkohësisht të përforcohet sistemi i pagesës së detyrueshme të tatimeve, që të mos përseritet më kurrë një gjë e tillë.

“Ky veprim është për të dënuar. Unë besoj se Prokuroria Publike do të hap padi ndaj  gjitha personave që kanë lejuar dhe të bëhet një veprim i tillë. Me këtë veprim ata kanë bërë një padrejtësi të madhe ndaj subjekteve të tjera ekonomik sepse nuk mundet disa subjekte të paguajne , kurse të tjerët të mos paguajnë”  - tha profesori universitarë, Sami Bislimi.

Për Bislimin nuk ka dyshime se 37 subjektet juridike të cilat për 2 vite me rradhë kanë përfituar në dëm të shtetit duke fshehur tatimet, do të duhen t’i kthejnë paratë në arkën e shtetit dhe këtu nuk mund të ketë kompromis.

Ky veprim ka implikacione fiskale. Ka më pak të ardhura në buxhet, përshkak se 37 personave jurdik nuk kanë paguar tatimet dhe kjo nuk ka asnjë arsyetim. Nuk mund të bësh dallime mes subjekteve ekonomik në një shtet dhe të fshish obligimin fiskal kurse të tjerëve të jenë të detyruar të paguajn. Obligimet fiskale janë obligime patjetërsueshme dhe ato duhen paguar sepse nëse nuk paguajnë subjektet ekonomik si do të mbushet buxheti dhe si do të funskionojnë institucionet” – u shpreh profesori universitarë, Sami Bislimi.    

Drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sonja Llukarevska, publikoi këtë jasë se si rezultat i veprimeve të paligjshme nga dy punonjës në këtë drejtori ëstë  “sabotuar” i gjithë sistemi i DHP-së për shqiptimin e vërejtjeve dhe pagesës së detyrueshme të tatimeve të papaguara.

Dy punonjës kanë mbrojtur 37 subjekte jurdike që të mos e paguajnë tatimin e fitimeve gjatë vitit 2015-1016. Tani për tani nuk publikohen emrat e kompanive, por dihet se 37 kompani janë regjistruar në Shkup. (Rexhep Qamili, TVM2)