VMRO-DPMNE, të dorëhiqet drejtoresha Jovanovska, LSDM: VMRO-DPMNE la kaos në shëndetësi

26.08.2017 19:33

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji....

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstretikë Viktorija Jovanovska për siç thuhet foshnjat e vdekura. 

Siç deklaroi Marija Andonovska nga VMRO, në Gjinekologji sundon kaos, ndërsa qytetarët për çdo ditë dëshmitarë të lajmeve tragjike dhe jetëve të humbura.

Sa foshnuja duhet të vdesin që qeveria e kryeminsitrit Zaev, Minsitrit të shëndetësisë Taravari dhe drejtopresha të pranojnë përgjegjësi theksojnë nga VMRO.

Por nga LSDM janë kundër përgjigjur se VMRO-DPMNE ka lënë kaos në shëndetësi, ndërsa Qeveria aktuale punon në sanimin e dëmeve.

"Qeveria e kryesuar nga LSDM i sanon dëmet nga kaosi që VMRO-DPMNE dhe Nikolla Todorov i kanë bërë në shëndetësi dhe shkaktuan dëm të shëndetit të qytetarëve. Në fokus të politikave të gabuara të VMRO-DPMNE-së 11 vjet ishin orekse kriminale të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të rij, e jo të qytetarëve", thekson LSDM.

Sipas kësaj partie, në vend të modernizimit të shëndetësisë, me shpenzimin e pa matur dhe kriminal të parave VMRO i ka lënë klinikat në borxhe, pa kushte elementare, me deficit të specialistëve, çative që rrjedhin, me pajisje të papërdorshme.