BRAZIL 2014

Brazili gati për startin e Botërorit

11.06.2014 19:41

Emocionet, dribilimet, aksionet e bukura, atmosfera e ‘nxehtë’, e golat do ta përshkruajnë Brazilin për një muaj rresht………..

Tashmë gjitha kombëtaret pjesëmarrëse ndodhen në Brazil, me ambicie të mëdha që të prekin finalen e këtij evenimenti që përcillet nga miliona njerëz nga i gjithë planeti.

Emocionet, dribilimet, aksionet e bukura, atmosfera e ‘nxehtë’, e golat do ta përshkruajnë Brazilin për një muaj rresht.

Sikurse në gjithë botën, edhe në Maqedoni, kjo ngjarje përcillet me entuziazëm të theksuar, derisa e veçanta e këtij botërori për shqiptarët do të jetë fakti se në Brazil tashmë ndodhen shtatë shqiptare, të cilët në mungese të kombëtares shqiptare do të përfaqësojnë kombëtaret e huaja.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, e Blerim Xhemiali do të jenë ambasadorët e shqiptarëve, edhe pse do të luajnë nën flamurin e shtetit helvetik. Ndërkohë, talenti shqiptar Adnan Januzaj do të luajë për Belgjikën, derisa shqiptari tjetër që do të jetë në Botërorin 2014, është Shkodran Mustafi, i cili do të përfaqësojë Gjermaninë.