Durrës, takimi i kryeministrave të Ballkanit
Në Durrës është mbajtur këtë të shtunë takimi informal i 6 kryeministrave të Ballkanit Perëndimor....

Në Durrës është mbajtur këtë të shtunë takimi informal i 6 kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen edhe të komisionerit për Zgjerimin e BE Johannes Hahn dhe zv.presidentit të Bankës Botërore.
Në fokus të bisedës mësohet se ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit por edhe perspektiva drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Menjëherë pas takimit, Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhanë një konferencë për shtyp ku folën atë çka ishte biseduar në takim.
“Shumë nisma vijnë nga rajoni dhe ne na mbetet të ju mbështesim dhe të bashkëpunojmë me ju për të ecur përpara për sa i takon aspiratave tuaja evropiane. U ra dakord për pikat e planit, shenjë e mirë kjo për zbatimin e tyre. Jam mirënjohës për zotimet dhe frymën që keni ndërmarrë. Kjo vlen për qytetarët tuaj, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe. BE i mbeshtet vendt tuaja, gjithashtu ne duam të rritet cilësia e jetesës në këto vende. Qytetarët duhet të dinë se reformat që ne kërkojmë me aq ngulm, janë të mira në radhe të parë për vetë ata” – tha Johanes Hahn.
I pyetur lidhur me qëndrimin e BE për tensionet Maqedoni Serbi, komisioneri Hahn u shpreh se BE nuk ndërhyn, pasi dy shtetet kanë një marrëdhënie konfidenciale dhe e kanë zgjidhur në mënyrë institucionale këtë tension.
Në takim morën pjesë kryeministri i Maqdonisë Zoran Zaev, i kosovës Isa Mustafa, e Serbisë Ana Bërnabicc, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Takimi ka qenë organizim i qeverisë Shqiptarë dhe është vijim i samitit të Triestes të mbajtur në korrik.
