“Shtytja ballanike” bashkëpunim rajonal, mënjanim i paragjykimeve

27.08.2017 14:27

“Shtytja Ballkanike” është projekti më i ri që organizon seksioni i “Deutche Welle” për Europë...

“Shtytja Ballkanike” është projekti më i ri që organizon seksioni i “Deutche Welle” për Europë, më saktësisht për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë projekt marrin pjesë të rinj nga Maqedonia, Shqipria Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia. Projekti ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndër-rajonal të gazetarëve.

“Në Gjermani vazhdon të egzistojë ideja e mbështetjes së përpunimit të të kaluarës tepër të egërr që ka ndodhur gjatë luftrave të 90ve në Ballkan, dhe si të tilla projekte që kanë një potencial të tillë mbështeten edhe nga institucionet shtetërore gjermane” – tha Sonila Sand nga DW.

Në këtë projekt përveç se pjesmarrësit njihen me njëri tjetrin ata mësojnë edhe teknikat e punës për mjediset që për ta në të kaluarën kanë qenë të panjohura

“Ideja është që këta të njihen me njëri tjetrin, të bashkëpunojnë pastaj sëbashku ne i themi në tandem, që janë grupe me dy njerëz, si përshembull një pjesmarrës nga Bosnja shkon me një pjesmarrës nga Shqipëria së bashku në Bosnje dhe vizitojnë një diqka të caktuar që ata e vendosin vetë, neve nuk ju japim as temën, neve i lëmë që ata të reflektojnë edhe të përpunojnë gjërat që ata përjetojnë vetë në mënyrë të tillë që pastaj neve t’ia ofrojmë publikut” – u shpreh Sonila Sand nga DW.

Gjatë punimit të kronikave pjesmarrësit në punimet e tyre do të mundohen ti menjanojnpë paragjykimet për vendet e panjohura dhe në produktin final të tyre të del një kronikë pa paragjykime, pa ngjyrime, por që në vete ngërthen përceptimin personal.

“Unë mendoj se do të na ndihmon për të ardhmen fillimisht njohja e njëri tjetrit, krijimi i kontaktit, dhe ndoshta jo vetëm të ndajmë ideja, por të mësojmë më shumë nga njëri tjetri se ka gjëra që ne i bëjmë mirë, ka gjëra që të tjerët i bëjnë mirë, duke ndarë përvojën që e kemi marrë në teren, apo duke shkruajtur diqka jo vetëm nga këndvështrimi i gazetarit por edhe nga këndvështrimi i një autori, ose i dikujt që merret me ilustrim apo fotografi se ka mënyra të ndryshme për të parë një ngjarje apo një eveniment, pa marrë parasysh a është ai kulturor apo shoqëror.” – thotë Arbër Bajrami, Maqedoni.

“Do të më ndihmojë të bëhem një raportuese më e mirë në rrugë, të mendoj si një gazetare që është vazhdimisht në lëvizje, të përdor pajisjet që ne i kemi në mënyrën më të mire të mundshme, dhe ndoshta të jem një gazetare e qytetarëve, gazetare që nuk vjen nga shtëpitë e mëdha të mediave por që është në shërbim të vet qytetarëve.” – potencoi Lea Kotlica, Serbi.

“Ideja e shkuarjes në një vend në Ballkan, dhe filmimit, regjistrimit apo shkrimit për jetën atje apo për njerëzit atje është shumë atraktive, dhe kjo më nxiti dhe më motivoj që të bëhem pjesë e këtij proJekti.” – nënvizoi Blerina Rrugova, Kosovë.

Pjesmarrësit punimet e tyre do ti prezentojnë gjatë muajit dhjetor në Tiranë. (Kaltrina Maksuti, TVM2)