Qeveria Rama 2, themelohet minsitria për shqiptarët jashtë kufijve

27.08.2017 15:12

Kryeministri Edi Rama ka bër publikuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë....

Kryeministri Edi Rama ka bër publikuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë të cilët do të drejtojnë egzekutivin shqiptar në katër  vitet e ardhshme.

Para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama bëri të ditur se qeveria e re nga 19 anëtarë të kabinetit qeveritar do të zvoglohet në 11 ministri dhe 2 ministri shteti pa portofol, me përbërje 50% burra dhe 50% gra. Me këtë rast disa ministri janë bashkuar, ndërsa është themeluar minitria e re për Shqiptarët jashtë kufijve e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeminsitri Pandeli Majko.

“Minsitër i shtetit për shqiptarët jashtë kufijve do të jetë natyrshëm Pandeli Majko, i cili do të merret me një objektiv tejet të rëndësishëm të këtij mandati të ri, rritjen cilësore të vëmendjes, kujdesit dhe ndërveprimit të qeverisë së Shqipërisë me bashkëkombasit tanë në rajon dhe më gjërë” – u shpreh kryeministri, Edi Rama.

Poashtu pjesë e kabinetit Rama dy, do të jenë edhe zv.kryeministreja Senida Mesi, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni, Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës,  Arben Ahmetaj, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, Ministre e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Poashtu Kryeministri Rama ka bërë të ditur se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)