VMRO-DPMNE, qeveria blen lule në vend të projekteve kapitale, LSDM, po përmirësojmë standartin e qytetarëve

27.08.2017 15:59

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë e LSDM-së për harxhimin e parave të qytetareve...

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë e LSDM-së për harxhimin e parave të qytetareve për zbukurime luksoze në Ministrinë e Jashtme derisa ,projekte të fillara nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave dhe Konvikteve për student dhe zhvillimin rural kanë ngecur.

“Qeveria e SDSM-së në mënyrë të pa përgjegjëshme i harxhon paratë nga buxheti për blerjen e luleve, derisa nga ana tjetër shkurton për ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme, renovimin e konvikteve studentore, zvillim rajonal dhe investime tjera të filluara nga qeveria e VMRO-DPMNE-së” – tha Filip Gjorgiev nga VMRO-DPMNE.

Por nga LSDM thonë se Qeverisë aktuale me masa të shumta po përmirëson standartin e jetesës së qytetarëve. Nga kjo parti bëjnë të ditur se deri në fund të këti viti do të mbaron ndërtimi,rikonstruimi dhe furnizimi me paisje i 13 Kopshteve për fëmijë.

“Deri në fund të këti viti do të mbaron ndërtimi,rikonstruimi dhe furnizimi me paisje i 13 Kopshteve për fëmijë me cka rritet mbulimi për 682 fëmijë dhe tendencae tillë do të vazhdojë edhe në vitin 2018. Janë nënshkruar marrëveshje për renovim të Kopshtit “8 prill” në lagjen Shuto Orizare, rikonstruohet dhe konvertohet në Kopsht për fëmijë edhe Konvikti i pionierëve në Kumanovë. Nga 1 shtatori Kopshtet do të fillojnë me punë në dy ndërrime” – u shpreh, Jagoda Shahpaska nga LSDM.

Sa I përket kësaj të fundit nga VMRO thonë se puna me dy ndërrime në Kopshtet për fëmijë është e pamundur pa hapjen e vendeve të reja të punës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)