VMRO-DPMNE, në vend të lirimit do të shtrenjtohet energjia

27.08.2017 17:43

Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se masa e qeverisë për tarifa të lira....

Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se masa e qeverisë për tarifa të lira është populiste dhe nuk do të sjell fatura më të ulëta për qytetarët.

Me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike që e paralajmëron qeveriua e Zaevit, faturat e qytetarëve nuk do të zvoglohen por përkundrazi do të rriten për të paktën 20%, theksojnë nga VMRO.

“Qeveria e LSDM-së vitin e ardhëshëm në vend të lirimit do ta shtrenjtojë çmimin e energjisë elektrike. Me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike që e paralajmëron qeveriua e pa aft e Zaevit, faturat e qytetarëve nuk do të zvoglohen por përkundrazi do të rriten për të paktën 20%. Nga shtatori faturat nuk do të zvoglohen fare, me atë që qytetari nëse harxhon më pak energji elektrike do të paguaj fatur më të vogël, nëse harxhon më shum llogaria do të jetë më e lartë. Ulja e paralajmëruar nga LSDM realisht nuk egziston” – thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE.