Meklaister: Për anëtarësim në BE, Serbia duhet ti plotësojë të gjitha kushtet

27.08.2017 16:27

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister....

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister deklaroi se Serbia duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, që do të thotë edhe hapjen dhe mbylljen e të gjitha 35 kapitujve.

Mekalister, në intervistën për “Blic”, ka theksuar se të gjitha 35 kapituj janë të rëndësishme, sepse të gjitha kriteret duhet të përmbushen.

“Kur është në pyetje korniza negociuese, veçanërisht merren parasysh kapitujt të cilat kanë të bëjnë në sundimin e të drejtës 23 dhe 24 nga një anë, si dhe vazhdimi i angazhimit të Serbisë, përmes hapave për përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën, për çfarë po negociohet në kapitullin 35” – tha Mekalister. 

Mekalister poashtu e ka përshëndetur thirrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm për Kosovën.

Do të doja ta inkurajoj shoqërinë serbe, politikanët, përfaqësuesit religjioz, shoqërinë civile, bashkësinë e biznesit…të hyjnë në dialog dhe tentim të gjejnë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës në bazë të qëndrueshme”, theksoi Mekalister.