Jakupi, të gjith haxhinjët nga Maqedonia arritën në Mekë

27.08.2017 17:59

Ka arritur grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia....

Ka arritur grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia, të cilët kanë udhutuar drejt arabisë saudite mbrëmjen e së shtunës për kryerjen e Haxhit.

Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal Jakupi, i cili është edhe kryesues i ekipit udhëheqës të haxhilerëve nga Maqedonia, nga Meka konfirmon se kanë arritur të gjithë haxhilerët dhe se të gjithë gëzojnë shëndet të mirë dhe se janë në kryerjen e obligimeve të haxhit.

“Që të 840 haxhilerët që kanë udhëtuar në organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RM-së, janë vendosur nëpër hotele dhe se që të gjithë janë shëndosh e mirë. Rrugës kanë kaluar mirë dhe se tashmë janë duke i përjetuar momentet e para të një çasti të paharrueshëm në jetë, siç është Haxhi”, ka deklaruar Jakupi nga Meka.