Barcelonë, 500 mijë njerëz marshuan kundër terorizmit, Miriam Hatibi, motra e dy të dyshuarve i dënon sulmet
Afro 500 mijë njerëz kanë marshuar në Barcelonë të Spanjës...

Afro 500 mijë njerëz kanë marshuar në Barcelonë të Spanjës, për të demonstruaar kundër sulmeve vdekjeprurëse terroriste, të 17 dhe 18 gushtit në të cilat humbën jetën 15 persona dhe u plagosën 120 të tjerë.
Autoritetet thanë se marshi paqësor u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë. Në këtë marshim ka marrë pjesë edhe Mbreti i Spanjës, Felipe VI, me qëllim që të tregohet solidaritet kombëtar.
Marshuesit kanë brohoritur “ne nuk frikësohemi pasi e dimë se dashuria triumfon kundër urrejtjes”.
Aktorja e njohur nga Katalonja, Rosa Maria Sadra, dhe aktivistja lokale myslimane, Miriam Hatibi, kanë mbajtur fjalime në fund të marshit.
Edhe motra e dy të dyshuarve si terroristë i ka dënuar publikisht sulmet. “Duam t’i themi fort dhe qartë, këtu në Ripoll: Jo terrorizmit, jo dhunës dhe po paqes”, tha me lot në sy Hafida Oukabir, duke folur në një tubim kundër dhunës në Ripoll, qyteti ku jetonin 8 prej të dyshuarve.
Njëri prej të vëllezërve, Musa Oukabir u qëllua për vdekje nga policia në Cambrils, ndërsa tjetri, Dris ka dalë përpara gjykatës nën akuzat e anëtarësimit në një organizatë terroriste dhe vrasjes.
Për sulmet vdekjeprurëse në Barcelonë, përgjegjësinë e ka marrë grupi terrorist, Shteti Islamik.
