Aksident trafiku në Hungari, lëndohen 5 shtetas të Maqedonisë

27.08.2017 19:58

Pesë shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku....

Pesë shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradës M5 në afërsi të Budapestit në Hungari.

Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet hungareze.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra e tipit “Mercedes” me targa bullgare, ku ishin shtetasit e Maqedonisë, ndërsa tjetra e tipit “Ford” me targa gjermane. Shkaktar I aksidentit është bërë shpërthimi I gomës së automjetit me të cilin po udhëtonin shtetasit e Maqedonisë me shpejtësi të madhe.