Thaçi nuk dorëzohet, insiston të jetë mandatarë
Edhe përkundër marrveshjes mes partive opozitare në Kosovë LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën për formimin e qeverisë së re, që do të nënkuptonte lënjen në opozitë të PDK-së së Hashim Thaçit, ky i fundit nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit…….

Edhe përkundër marrveshjes mes partive opozitare në Kosovë LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën për formimin e qeverisë së re, që do të nënkuptonte lënjen në opozitë të PDK-së së Hashim Thaçit, ky i fundit nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit.
Në profilin e tij në “Facebook” Thaçi ka shkruar se mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit përkatësisht partia e tij. Thaçi madje i ka siguruar qytetarët e vendit se do të fillojë me “Misionin e Ri” siç ishte motoja e zgjedhjeve të parakohëshme e parties së tij.
“Zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe tek sa po numërohen edhe votat e fundit, është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për ‘Mision të Ri’. Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me ‘Misionin e Ri’ të zhvillimit ekonomik të vendit tone, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Thaçi.
Ndërkohë i nominuari për kryeministër nga opozita Ramush Haradinaj, ka nisur takimet me përfaqësuesit diplomatik. Ai mbrëmë dhe sot ka takuar disa përfaqësues të shteteve perëndimore të akredituar në Prishtinë.Por analistët në Prishtinë vlerësojnë se interpretimi i dyanshëm i Kushtetutës, nëse mundet apo jot ë krijohet shumicë parlamentare pa fituesin, mund të çoj Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
