Tillerson, shkrepja e raketave nga Koreja Veriore provokim
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, ka vlerësuar se shkrepja e tri raketave balistike....

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, ka vlerësuar se shkrepja e tri raketave balistike nga Koreja Veriore këtë javë ishte akt provokues.
Megjithatë, ai ka insistuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje paqësore. “Ne e shohim atë si akt provokues kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë,” ka thënë Tillerson në një intervistë për Fox News. Ai ka shtuar se SHBA-ja do ta vazhdojë presionin paqësor ndaj Koresë Veriore.
“Ne do të vazhdojmë presionin tonë paqësor siç edhe e kam përshkruar, duke punuar me aleatët, me Kinën dhe të shohim nëse mund ta bindim regjimin në Penian të ulët në tavolinën e bisedimeve,” ka thënë Tillerson.
