Merkel për migrantët, pesha të mos bie vetëm mbi Athinën e Romën
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se pesha e situatës....

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se pesha e situatës së migrantëve nuk duhet të bjerë vetëm mbi Athinën dhe Romën.
"Të gjithë në Europë duhet të pranojnë se sistemi i vjetër i Dublinit nuk është më i pranueshëm” - deklaroi kështu ndër të tjera kancelarja Angela Merkel në një intervistë për mediat gjermane duke iu referuar situatës aktuale të emigrantëve në Europë.
Merkel tha se nuk mund të pranohet më që Greqia dhe Italia të mbajnë gjithë peshën për shkak se vendodhja e tyre gjeografike është e tillë që refugjatët zbarkojnë në këto dy vende.Merkel shtoi se zgjidhja më e pranueshme është që refugjatët të ri shpërndahen mes vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Ajop tha se edhe sot nuk pendohet për vendimin që mori në vitin 2015 duke i hapur kufijtë e vendit për qindja mijëra refugjatë, duke mohuar të ketë bërë gabime në politikën e saj për dyer të hapura.
Edhe pse mbërritja e një milion refugjatëve në Gjermani në dy vitet e fundit nga Siria dhe Iraku, shkaktoi mosmarrëveshje dhe përcarje të thella në partinë e saj konservatore duke i ulur nivelin e mbështetjes.
Merkel këmbënguli se vendimi u mor duke u bazuar në atë që mendonte se ishte e drejtë në pikëpamjen njerëzore dhe politike.
