SHQIPËRI

Rama, Shqipëria është mjaft pran BE-së

11.06.2014 20:09

Kryeministri Edi Rama, nuk ka më dyshime se Shqipëria do ta marrë statusin kandidat më 27 qershor……..

Kryeministri Edi Rama, nuk ka më dyshime se Shqipëria do ta marrë statusin kandidat më 27 qershor. Nga Franca, ku ai ndodhet me një pjesë të kabinetit qeveritar për të lobuar pro integrimit, deklaron se shqipëria është mjaft praën Bashkimit Evropian dhe asnjë moment jashtë saj.

Megjithatë, Rama pohoi se statusi nuk do të thotë anëtarësim. E në këtë aspekt, ai thotë se e pret anëtarësimin në një kohë më të largët.

Duke folur në Institutin francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Rama tha se jo vetëm e ardhmja e shqipërisë, por e gjtihë rajonit, është Evropa.

Më tej, kryeministri u shpreh se Shqipëria është e inkurajuar nga angazhimi i Kancelares Merkel dhe Presidentit Hollande për bashkëpunimin me Ballkanin ndersa mirëpret angazhimin e ripërtërirë të Francës.

Duke nënvizuar se shqiptarët janë të vendosur për të realizuar aspiratën e tyre europiane, Kryeministri Rama theksoi se ka qenë pikërisht kjo aspiratë që ka sjellë paqen në Ballkan dhe që është aspirata e brezave të rinj.