Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e Shën Mërisë
Të krishterët ortodoksë kremtojnë sot Festën e Shën Mërisë, një nga festat më të mëdha të kalendarit ortodoks...

Që në mëngjes kishat janë mbushur plot për liturgjitë tradicionale të festës. Festa vjen pas dy javëve kreshmë (agjërim), e cila përfundoi pikërisht me nisjen e festimeve të kësaj dite. Në traditën e lashtë shqiptare, kjo festë njihet ndryshe “Pashka e verës”, ose “Pashka e vogël”.
Zakonisht besimtarët mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave që mbajnë emrin e nënës së Jezusit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle. Njësoj festohet edhe në kishat ortodokse në Maqedoni.
Ashtu si “Pashka e Madhe”, Ringjallja e Krishtit, që bie zakonisht në pranverë, edhe “Pashka e verës” është një gërshetim i dhimbjes së kthyer në gëzim. Si Jezu Krishti, edhe Virgjëresha Mari, u ringjallën dhe lanë pas varre bosh. Dhe pikërisht ky fakt e bën kaq të veçantë festimin edhe të kësaj dite, duke i dhënë rëndësi të posaçme në kalendarin e festave të besimtarëve të krishterë. Besimtarët katolikë e festuan dy javë më herët “Pashkën e vogël”.
