Botë
Paris, takim për krizën e migrantëve
28.08.2017 13:15
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës takojnë sot homologët e tyre nga tre vende afrikane për të diskutuar mënyrat për lehtësimin e krizës me migrantë në Bashkimin Evropian...

Takimi në Paris me liderët e Libisë, Çadit dhe Nigerit zhvillohet me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Në bisedime do të marrin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, kryeministri i Italisë, Paulo Gentiloni, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 125,000 migrantë kanë marrë rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe vetëm këtë vit. Shumica e tyre kanë arritur në Itali dhe më pas kanë lëvizur nëpër shtete të tjera të BE-së. Rreth 2,400 migrantë kanë vdekur në rrugë.
