Maqedoni
Një strugan e gjen vajzën e tij shtatë-muajshme pa shenja jetë
28.08.2017 13:39
Në shtëpinë e tij në Strugë, M.K, dje e gjeti vajzën e tij shtatë-muajshme pa shenja jete dhe më pas ka denoncuar në Stacionin e Policisë në Strugë...

Vajza e vogël shtatë-muajshe nga Struga në spitalin e fëmijëve në këtë qytet është sjellë pa shenja jete, ndërsa sipas drejtorit të spitalit, Asim Musa, foshnja ka pasur sëmundje të rëndë në kokë nga lindja, ndërsa gjendja e saj ishte përkeqësuar ditëve të fundit.
Nga vizita e kryer në trupin e foshnjës së ndjerë nuk janë konstatuar gjurmë dhune./Mia
