Botë
Vrasësi serial në Gjermani, infermieri shkaktoi vdekjen e 84 pacientëve
28.08.2017 14:40
Një infermier gjerman u arrestua në 2015-ën se kishte shkaktuar vdekjen e dy pacientëve me terapi intensive, por tani akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 84 pacientëve...

40 vjeçari, Nils Hoegel, punonte si infermier në spitalin në Bremen. Policia gjermane tha se autopsitë e pacientëve kanë provuar dhe 84 vrasje të tjera. Kjo bën që Niels Hoegel të jetë një ndër vrasësit serial më të tmerrshëm në Gjermani.
Ai i jepte pacientëve mbidozë droge që atyre t’u ndalej sistemi kardiovaskular. Në gjyq, 40 vjeçari ka pranuar se kishte shkaktuar arrest kardiak në 90 pacientë, nga të cilët 30 kanë vdekur. Madje, tha se ndihej i kënaqur kur shpëtonte jetën e dikujt tjetër. Policia po punon dhe për të zbuluar shkaqet e numrit të madh të vdekjeve të pacientëve edhe në një spital të dytë. Ka dyshime të mëdha se Hoegel mund të ketë shkaktuar vdekjen edhe të të paktën 6 pacientëve në këtë spital.
ARDITA IMERI
