Maqedoni

Kryqi i Kuq, aksion për dhurim të gjakut në Shkup

28.08.2017 15:15

Për të 15 herë me radhë, Kryqi i Kuq organizoi aksion për dhurimin e gjakut...

Gjatë këtyre viteve, aksionit i janë bashkangjitur qindra qytetarë dhe evidente është rritja gjithnjë e më shumë e dhuruesve të rinj të gjakut. Ky aksion tashmë po tregon humanitetin në rritje të qytetarëve.
 
Në vitin 2013, u paraqitën 146 dhurues vullnetarë, në 2016 ky numër u rrit në 214 qytetarë. Në 14 vitet e kaluara janë grumbulluar 3.234 njësi gjaku. 
 
“Të gjithë të japin gjak sepse njerëzit kanë nevojë. Unë edhe fëmijëve të mi u preferoj të dhurojnë gjak. Unë jap gjak që nga mosha 15 vjeçare”,- theksoi një dhuruese gjaku.
 
“Unë marr pjesë rregullisht, sidomos në këtë datë. Është mirë edhe për shëndetin tënd të dhurosh, por edhe të shpëtosh jetën e njerëzve të tjerë”,- u shpreh një dhurues gjaku.
 
“Është një aksion që zhvillohet tashmë 15 vite e që jep rezultate të shkëlqyeshme, marrë parasysh rritjen e numrit të dhuruesve nga viti në vit. Numri i pritshëm i dhuruesve është diku rreth 250”,- tha Milenka Bllagoevska nga Instituti për Transfuziologji.
 
Nga Kryqi i Kuq thonë se edhe sivjet aksioni rezultoi i suksesshëm dhe falënderojnë vullnetarët që me gjakun e tyre shpëtojnë jetën e atyre që kanë nevojë.
 
ARDITA IMERI